Flash News

KRYESORE

Gramoz Ruçi i jep kohë Saimir Tahirit, për imunitetin do vendoset nesër

Gramoz Ruçi i jep kohë Saimir Tahirit, për imunitetin do

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dhënë kohë në dispozicion deputetit të PS, Saimir Tahiri, duke mos e mbledhur sot Këshillin e Rregullores për kërkesën e Prokurorisë së Tiranës.

Në një dalje për mediat, Ruçi tha se kërkesa e Prokurorisë i ishte vënë në dispozicion në orën 17:00, ndërkohë që mbledhja do të zhvillohet nesër, në orën 11:00.

“Në respekt të interesit të publikut lidhur me kërkesën e bërë nga Prokuroria e Tiranës për Kuvendin e Shqipërisë, dhe mbi të gjitha duke i dhënë fund çdo spekulimi, më lejoni t’ju njoftoj se sot më është paraqitur në orën 17:00 nga strukturat e Kuvendit kërkesa e Prokurorisë. Mbasi u konsultova me stafin e Kuvendit, nxora këtë urdhër: Materiali t’u vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të Këshillit; ky material do i vihet në dispozicion deputetit Saimir Tahiri; në datën 20, në orën 11:00, kam thërritur mbledhjen e Këshillit të Rregullores”, u shpreh Ruçi.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe deputetë të kësaj force politike kanë kërkuar përgjatë gjithë ditës mbledhjen e Këshillit, por janë përballur me zvarritjen e Ruçit. Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po i jep kohë Tahirit të shkatërrojë provat.

Akuza e Bashës, kush është Ernest Dimashi që po pastron laptopin dhe celularin e Tahirit

Dy ish-drejtuesit e lartë të policisë që rrezikojnë arrestimin, Xhafaj i shkarkoi sapo hyri në Ministri

Të fundit