Flash News

KRYESORE

Gramoz Ruçi kërkon përjashtimin e ministrit të Ramës nga parlamenti

Gramoz Ruçi kërkon përjashtimin e ministrit të Ramës

Në orën 18:00 do të zhvillohet mbledhja e Byrosë së Kuvendit ku do të shqyrtohen përjashtimet e disa deputetëve pas ngjarjeve të ndodhura në seancën e sotme parlamentare.

Mësohet se mazhoranca do të kërkojë përjashtimin e deputetëve të opozitës, Edi Paloka, Flamur Noka, Ervin Salianji, Klevis Balli, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Brahimllari.

Ndërkohë, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të kërkojë që Byroja të shqyrtojë kërkesën edhe për përjashtimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili në seancën e sotme plenare hodhi ujë ndaj deputetëve të opozitës.

Të fundit