Flash News

KRYESORE

Gramoz Ruçi, kryetari i tetë i Kuvendit pluralist të pas 90-s

Me zgjedhjen e djeshme të Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të ri, shkon në tetë numri i kryetarëve të Kuvendit, pas vitit 1991. Në këto 27 vjet janë pikërisht 8 kryetarë Kuvendi,

6 të majtë dhe 2 të djathtë. Më konkretisht, në zgjedhjet e 31 marsit 1991 kryetar u zgjodh Kastriot Islami që e mbajti postin 1 vit, deri në zgjedhjet e tjera më 22 mars 1992, kur u zgjodh Pjetër Arnori, i cili e mbajti postin për dy legjislatura, deri në 1997.  Nga viti 1997 deri në 2001 ishte kryetar i PSD, Skënder Gjinushi, që u ul në karrigen e kryekuvendarit.

Për një vit, nga 2001-2002 këtë post e mori Namik Dokle për t’ia lënë karriken më pas, për tre vjet, Servet Pëllumbit, nga 2002-2005.

Demokratët u rikthyen me zgjedhjet e vitit 2005, kur në krye të Parlamerntit vjen Jozefina Topalli, e cila e mbajti këtë post plot 8 vjet, në dy legjislatura, deri në 2013, duke qenë edhe kryetarja e Kuvendit më jetëgjatë në historinë e Parlamentarizmit shqiptar. Asush tjetër nuk e ka mbajtur këtë post kaq gjatë. I dyti vjen Kostaq Kotta, me 7 vjet, nga 1930-1937.

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta drejtoi Kuvendin e Shqipërisë për katër vjet, pas zgjedhjeve të vitit 2013, deri në 2017. Aktualisht Gramoz Ruçi është kryetari i tetë i Kuvendit të Shqipërisë, i zgjedhur dje me votat e 80-të deputetëve.

KASTRIOT ISLAMI        Kuvendi Popullor         1991-1992

PJETËR ARBNORI        Kuvendi Popullor         1992-1996

PJETËR ARBNORI        Kuvendi Popullor         1996-1997

SKËNDER GJINUSHI     Kuvendi           1997-2001

NAMIK DOKLE             Kuvendi           2001-2002

SERVET PËLLUMBI      Kuvendi           2002-2005

JOZEFINA TOPALLI      Kuvendi           2005-2009

JOZEFINA TOPALLI      Kuvendi           2009 – 2013

ILIR META                   Kuvendi           2013 – 2017

GRAMOZ RUCI                        Kuvendi           2017 -

 

[caption id="attachment_18328" align="alignnone" width="2048"] Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit Parlamentar per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku eshte vendosur nisja e procedures per ndjekje penale per tre deputetet socialiste Taulant Balla, Besnik Bare dhe Tom Doshi, per te cilet prokuroria kerkoi heqjen e imunitetit te tyre si mundesi per vijimin e hetimeve per 21 janarin.[/caption]

Të fundit