Flash News

KRYESORE

Gramoz Ruçi mesazh Klodiana Lalës: Shteti është me ju

Gramoz Ruçi mesazh Klodiana Lalës: Shteti është me ju

Edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka reaguar për sulmin ndaj banesës së familjes së gazetares Klodiana Lala. Ruçi dënon ashpër kërcënimin ndaj Lalës dhe garanton kolegët e saj se kanë mbrojtjen e shtetit dhe ligjit.

“Plumbat ndaj gazetarëve, barbaria kundër qytetërimit. Dënoj ashpërsisht kërcënimin ndaj gazetares. Miq gazetarë, kini mbrojtjen e shtetit dhe ligjit. Klodiana, shteti është me ju”, shprehet Ruçi.

Shtëpia e prindërve të Klodiana Lalës u sulmua mëngjesin e sotëm me armë kallashnikov nga persona ende të paidentifikuar.

Të fundit