Flash News

KRYESORE

Gramoz Ruçi përjashton Flamur Nokën nga Kuvendi, çfarë u bë “molla e sherrit”

Gramoz Ruçi përjashton Flamur Nokën nga Kuvendi,

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar deputetin demokrat Flamur Noka nga punimet e Kuvendit ditën e sotme.

Shkak i sherrit u bë ndërprerja e fjalës së Berishës nga Ruçi dhe ofendimi që i bëri Rama ish-kryeministrit, duke folur pa mikrofon. Rama quajti Bershën "të rrjedhur".  Noka më pas nuk lejoi deputetin e LSI-së Shezai Rrokaj të merrte fjalën, duke zënë foltoren. Noka kërkoi që Ruçi t'i jepte fjalën, por kryetari i Parlamentit nuk e lejoi.

Pas paralajmërimeve të Ruçit, dhe moslirimit të foltores nga demokratët, kryetari i Kuvendit përjashtoi Nokën. Kujtjmë që dhe seancën e kaluar u përjashtua kryetari Lulzim Basha, por që u lejua të marrë pjesë në punimet e sotme.

Të fundit