Flash News

KRYESORE

Gramoz Ruçi: Pse anuloj seancën e nesërme parlamentare

Gramoz Ruçi: Pse anuloj seancën e nesërme parlamentare

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi në një dalje për median, ashtu siç kishte lajmëruar më herët, bëri me dije vendimin për anulimin e seancës parlamentare të ditës së nesërme.

Ruçi renditi dhe disa arsye, që sipas tij, e kanë shtyrë të marrë një vendim të tillë.

“Vendosa të mos zhvillojë seancën e datës 21 shkurt, ditën e enjte në orën 10:00,  si qytetar që e dua këtë vend, nuk gjykoj të udhës dhe ndjej trishtim dhe dhimbje, që një pjesë e deputetëve të jenë në sallë dhe një pjesë e tyre jashtë saj. Përgjegjësia ime si kryetar kuvendi nuk mund të lejoj t'u jap mundësi keqbërësve për t’u bërë objekt i sulmit”, u shpreh ndër të tjera Ruçi.

Sipas tij protesta e opozitës dhe dhuna e ushtruar dëmtuan rëndë imazhin e Shqipërisë.

“Jemi të gjithë dëshmitarë të një momenti të acarimit politik që javët e fundit i ka kushtuar shumë vendit. Pamjet e dhunshme bënë xhiron e botës. Kush nuk na do të mirën si vend, fërkoi duart. Kush na ka mbështetur dhe na mbështet padyshim është ndjerë keq. Ndërsa kush ka bërë plane për të kaluar pushimet në verën që vijnë në Shqipëri janë stepur. Ato pamje nuk janë favorizuese as për investitorët as konsumatorët. Janë për t'u përshëndetur qytetarët që treguan vetëpërmbajtje. Institucionet i mbrojtën, i falenderoj, kam falënderuar ministrin e Brendshëm sepse ka bërë diferencën e madh e mes protestës së javës së shkuar dhe asaj të disa viteve më parë që u kthye në tragjedi kombëtare”, tha ndër të tjera Ruçi para mediave.

Të fundit