Flash News

KRYESORE

Gramoz Ruçi vendos nën vëzhgim Bujar Leskajn: Kush i ruan ‘rojet’?

Gramoz Ruçi vendos nën vëzhgim Bujar Leskajn: Kush i ruan

Kontrolli i Lartë i Shtetit, i vetmi institucion jashtë ndikimit të mazhorancës së Edi Ramës, do të vendoset nën vëzhgim nga Kuvendi. Vendimi është konfirmuar nga kryetari Gramoz Ruçi, i cili ka folur për ngritjen e një nënkomisioni parlamentar për monitorimin e veprimtarisë së KLSH-së.

“Por kush i ruan “rojet”? KLSH është nën kontrollin e Kushtetutës dhe qytetarëve”, tha Ruçi në takimin ku ishte i pranishëm edhe Bujar Leskaj, kryetar i këtij institucioni.

Në fund të muajit shkurt, ishte deputeti Spartak Braho që kërkoi një “vetting” të shpejtë ndaj KLSH-së dhe punonjësve të këtij institucioni, për të cilët tha se akuzohen shpesh herë për gjobvënie. Në atë periudhë Braho ishte këshilltar i kryeministri Rama, ndërsa pak javë më parë mori postin e deputetit.

Sipas nënkryetares sw Kontrollit të Lartë Shtetëror, Lindita Lati, vetëm 30% e masave të rekomanduara nga ky insitucion janë marrë në konsideratë nga qeveria, çka do të thotë se 70% e zyrtarëve që kapen në shkelje qëndrojnë të qetë në detyrë.

Të fundit