Flash News

KRYESORE

Gramoz Ruçi vendos të besuarin e tij në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit

Gramoz Ruçi vendos të besuarin e tij në postin e Sekretarit

Genc Gjonçaj është zgjedhur nga Gramoz Ruçi në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit. Gjonçaj do të zëvendësojë në këtë detyrë Albana Shtyllën, e cila shërbeu gjatë drejtimit të Kuvendit nga Ilir Meta.

Gjonçaj është i besuari i drejtuesve të lartë të Partisë Socialiste pasi prej disa vitesh ai ka përfaqësuar këtë parti në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ai gjithashtu ka qenë më parë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Të fundit