Flash News

KRYESORE

Gramoz Ruçi zgjidhet në krye të Kuvendit, votat pro dhe kundër

Gramoz Ruçi zgjidhet në krye të Kuvendit, votat pro dhe

Gramoz Ruçi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Ruçi do të jetë kryetari i 35-të i Kuvendit i zgjedhur me 80 vota pro.

Mësohet se në votim morën pjesë 121 deputetë nga të cilët:

-120 të vlefshme

-1 e pavlefshme

-40 kundër

-0 abstenim

-19 nuk morën pjesë

“Nisur nga bindjet dhe morali im politik do t’i bëja thirrje shumicës që fitorja nuk është gjithçka por vetëm fillimi i përgjegjësive. Misioni ynë do të jetë t’u shërbejmë pa dallim të gjithë qytetarëve. U bëj thirrje partive politike të vënë në plan interesin kombëtar. Opozita nuk i shërben shumicës, por zhvillimit të vendit. Qytetarëve vërtetë nuk e votuan opozitën në qeveri.

Ne do të garantojmë bashkëqeverisjen funksionale dhe të përgjegjshme me qytetarët si kontratë e ligjshme dhe e kontrolluar prej tyre. Bashkëqeverisja me qytetarët udhëhiqet nga parimi i madh i demokracisë që askush nuk mund të qeveris pa patur bashkëpunimin e tij.

Ne deputetët duhet të bëhemi zëdhënës të njerëzve të thjeshtë. Zëri dhe verdikti i qytetarëve. Do t’i sjellim qeverisë legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore ndjeshmëritë e publikut. Me qytetarët nuk dështojmë kurrë. Pa ta nuk fitojmë as ne dhe as Shqipëria” tha Ruçi.

 

 

 

 

Të fundit