Flash News

KRYESORE

Gramoz Ruçi zhvillon vizitën e parë jashtë vendit pas debatit për refuzimin e SHBA-së

Gramoz Ruçi zhvillon vizitën e parë jashtë vendit pas

Rezultatet dhe aspiratat e integrimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor do të diskutohen  në Konferencën e 8-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Hungari, ku do të marrë pjesë sot edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në konferencë do të diskutohet dhe mbi Dimensionin e Sigurisë së Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor si Kontribut në Stabilitetin e Evropës”. Ruçi bashkëkryeson sesionin e parë mbi “Integrimi në BE: rezultatet dhe aspiratat”.

Në kuadër të Konferencës, Ruçi do të zhvillojë takime dypalëshe me Kryetarët e Parlamenteve pjesëmarrës në konferencë.

Kjo është vizita e parë që Gramoz Ruçi zhvillon jashtë vendit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, pas debatit për refuzimin e SHBA-së që t’i japë atij vizën.

Të fundit