Flash News

KRYESORE

“Gramoz Ruçit i thonë ‘a ke vend për hotel’”, kandidati i PD në Bulqizë mesazh Ramës në turqisht

“Gramoz Ruçit i thonë ‘a ke vend për

Sot në protestën e opozitës fjalën e morën disa nga kandidatët nga lista shumëemërore e PD dhe e LSI, të cilët dorëzuan mandatin e deputetit.

Një ndër to, ishte dhe kandidati për deputet i Bulqizës, Edmond Isaku. Ai mori fjalën para protestuesve ku shprehu publikisht vendimin për dorëzimin e mandatit, ndërsa i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të dorëzojë mandatin, pasi “koha e tij ka mbaruar”.

“Unë quhem Edmond Isaku. Jam këtu për t’iu thënë gjithë demokratëve, se këtë mandat e dorëzoj ‘live’ para Parlamentit. Ta gëzojë Gramoz Ruçi sepse ky Parlament është i drogës, krimit, i babëzisë dhe arrogancës së kësaj qeverie.

Me paratë e krimit ky Parlament ka hyrë sot në atë vrimë miu që në rrjetet sociale të gjithë i thonë Gramoz Ruçit ‘a ke vend sonte për hotel”. Në këtë Parlament ka njerëz pa personalitet, që duke kaluar rrugës thonë ‘hajde të shkojmë të marrim një mandat’”, u shpreh ndër të tjera Isaku.

Më tej demokrati shtoi se, sipas tij, Rama ka rrënuar vendin më keq se në vitet ’90, ndërsa duke ironizuar kryeministrin për lidhjet me Turqinë i drejtoi mesazhin se "koha e tij ka mbaruar, e duhet të largohet".

“Nuk ka zemërim më të madh sesa ky zemërim juaji. Unë i them Edi Ramës shko vëre Shqipërinë mbi qeverinë. Shko dorëzo qeverinë, mos bëj dërr dërr dërr, koha jote mbaroi, dorëzo qeverinë. Meqë e ke qejf atë udhëtim në Turqi, po të them në turqisht, “bitti”, koha jote mbaroi”, u shpreh më tej Isaku.

Ndërsa në mbyllje të fjalës së tij, tha se për protestuesit është kollaj të çajnë kordonin, por ata policë janë vëllezërit e shqiptarëve.

“Ik e drejton gjithë ata policë. Ata janë vëllezërit tanë, mos provoko ore zotëri se nuk je në terezi! Nuk je mirë”, tha Isaku.

Video/ Fjala i Edmond Isakut në minutën 34

Të fundit