Flash News

KRYESORE

Granit Xhaka firmos kontratën e jetës

‘Sot, jo vetëm që kemi 3 vite të mrekullueshëm bashkë… Sot ajo bëhet Zonja Xhaka’, ky është statusi i Granit Xhakës në Instagram teksa ka ndarë me fansat foto nga momenti i firmosjes së kontratës më të rëndësishme të jetës, atë të martesës.

E ndërsa ceremonia e martesës është zhvilluar në verën që lamë pas, duket se celebrimin ata e kanë lënë në të njëjtën ditë edhe me përvjetorin e tyre të tretë.
Pak ditë më parë, vëllai i tij i madh, Taulant Xhaka zyrtarizoi fejesën, ndërsa sot futbollisti shqiptar që luan për kombëtaren zvicerane, Graniti ka zyrtarizuar në martesë lidhjen e tij 3-vjeçare me të fejuarën e tij Leonita.
  
 
 
 
 

Të fundit