Flash News

KRYESORE

Granit Xhaka: Krenar për Kosovën, unë ndihem shqiptar

Granit Xhaka: Krenar për Kosovën, unë ndihem shqiptar

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, nga Prishtina deklaroi se ai lumturohet për suksesin e Kosovës në futboll dhe se ndihet shqiptar. I pyetur se si do të ndihej nëse do të luante kundër dardanëve me Zvicrën, ai tha se do të ishte mjaft e vështirë.

“Një ndeshje kundër Kosovës do të ishte tepër e veçantë, por si profesionist e kam për detyrë të luaj. Do të ishte e vështirë emocionalisht, pasi prindërit i kam nga Prishtina, jemi nga Kosova. Unë kam lindur në Zvicër, mirëpo ndihem shqiptar. Jam shumë i lidhur me Kosovën. Kam shumë shoqëri këtu, vij për pushime, kënaqem dhe më pas kthehem te klubi e kombëtarja.

Pushimet e para, gjithmonë i bëj në Kosovë. Jam krenar me djemtë e Kosovës. Ata kanë shanse të mira për kualifikim në Evropian. Shpresoj se mund t’i shoh e takoj atje. Për mua ka qenë shumë e vështirë të luaja edhe kundër Shqipërisë, kundër vëllait tim, Taulantit, por profesioni na e kërkon. Nëse më bie rasti të luaj edhe kundër Kosovës, do të jetë e njëjta gjë. Eshtë shumë e vështirë të jap një përgjigje se si do të ndihesha”, tha Xhaka.

Ai do të luajë sot në Prishtinë në ndeshjen e bamirësisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:00.

Të fundit