Flash News

KRYESORE

Granit Xhaka: Zvicra është shtëpia, por gjakun e kam shqiptar

Granit Xhaka: Zvicra është shtëpia, por gjakun e kam shqiptar

 

“Jam lindur në Zvicër, rritur dhe shkolluar këtu dhe i jam mirënjohës gjithmonë Zvicrës për çdo gjë. Zvicra është shtëpia ime e parë. Para Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo do të mbetet kështu. Por ... Prindërit e mi janë nga Kosova. Unë kam gjak shqiptari. Kështu janë gjërat. Nuk po gënjej asgjë”, ka thënë Granit Xhaka për gazetën zvicerane Blick.

Xhaka thotë se nuk ka vendosur se kur do të martohet, por nuk beson se kjo do të ndodhë gjatë verës së vitit 2018, pasi është Kampionati Botëror në Rusi. Xhaka u ishte drejtuar tifozëve nga Kosova mbi vendimin për të luajtur për Zvicrën, por nuk ka frikë se kjo do të ketë ndikim tek tifozët zviceranë.

Ai njihet për shpirtin luftarak, derisa ka deklaruar se ëndërron që një ditë të jetë kapiten dhe shiriti do ta bëjë atë krenar.

Graniti ka shtuar se vëllai i tij, Taulanti është model për të dhe jo vetëm në fushë, por edhe në jetë.

Xhaka gjithashtu ka folur për skuadrën e tij Arsenal, kartonët e kuq që merr, ka theksuar se shoqërohet me lojtarë që flasin edhe gjuhën gjermane, siç është edhe Shkodran Mustafi

Të fundit