Flash News

KRYESORE

Gratë e dhunuara seksualisht në luftën e Kosovës, mamaja e Rita Orës vazhdon projektin e të bijës

Nëna e këngëtares shqiptare Rita Ora ka vendosur të japë kontributin e saj si mjeke psikiatre duke u bërë pjesë e fushatës së nisur nga e bija në mbrojtje të grave të dhunuara në luftën e Kosovës.

Ka qenë vetë Vera Ora e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale foto nga takimet e realizuara në kuadër të kësaj fushate.

“E nderuar që vazhdoj të punojë në kontributin dhe përfshirjen e Rita Orës në një fushatë të rëndësishme në mbështetje të grave në nevojë. ‘Bëhu zëri im’,  është fushata nëpërmjet së cilës synohet përkrahja për të mbijetuarit nga dhuna seksuale në luftën e Kosovës”, ka shkruar psikiatrja duke theksuar se është shumë e lumtur që ka mundësi të të kontribuojë nëpërmjet njohurive të saj për shëndetin mendor.

Të fundit