Flash News

KRYESORE

Gratë në ushtrinë Britanike, jo më një tabu

Gratë në ushtrinë Britanike, jo më një tabu

Bien tabutë për gratë në shërbim të forcave të armatosura britanike, pasi ato do të pranohen jo vetëm në të gjitha departamentet luftarake, por edhe në njësitë speciale, njoftoi zyrtarisht ministri i Mbrojtjes, Gavin Williamson.

Ministri siguroi se nuk do të ketë më asnjë rol jashtë kufijve për gratë në uniformë me kamuflazh, duke përfshirë njësitë e SAS (Shërbimi i Posaçëm Ajror), trupat ajrore të ushtrisë së Madhërisë së Saj të krijuara gjatë Luftës së Dytë Botërore për operacione kundër gjermanëve në Afrikën e Veriut si dhe për forcën e parë ushtarake në botë që përdoret për luftën kundër terrorizmit.

Qasja në çdo organ “tani do të përcaktohet vetëm nga aftësia, jo nga gjinia”, tha Williamson.

Ndalimi për të shërbyer në njësitë luftarake tashmë ishte shfuqizuar në Britaninë e Madhe në vinitn 2016.

Të fundit