Flash News

KRYESORE

Greg Rama tregon se çfarë e irriton në Shqipëri dhe dobësia për mamanë dhe Zahon

Greg Rama tregon se çfarë e irriton në Shqipëri dhe

Për shkak të çeljes së ekspozitës  së tij personale “Fidem”, Gregor Rama, djali i kryeministrit Edi Rama, ka ngjallur interesin e mediave. Në një intervistë për “7 pa 5” në Vizion Plus, përveç ekspozitës, ka treguar dhe për jetën e tij personale, marrëdhënia me mamanë dhe Zahon, si dhe çfarë e irriton më shumë në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

Shqipëria e 2018 për një të ri 28 vjeçar, si të duket?

Është pak komplekse.

Çfarë të irriton më shumë në Shqipërinë e 2018?

Trafiku. E vetmja gjë për të cilën nuk më merr malli.

Marrëdhënia e Gregut me mamanë:

Do më tregosh pak për raportin me mamanë tënde?

Mami është njeriu që dua më shumë në jetë!

 Konsultohesh me të?

Sigurisht që konsultohem. Mami është shumë paqësore dhe shumë motivuese. Madje ka qenë ajo që në fillim, kur unë kam qenë i vogël, kur isha fëmijë 2 vjeç, ajo u pati thënë njerëzve që Gregu do të bëhet artist. Ndërkohë që unë u rrita, unë nuk e kisha fare qëllim që të merresha me art me thënë të drejtën. Por pastaj si duket, ndjeva adrenalinën të atillë, aq sa nisa të merrem me këtë punë.

Po Zaho?

Do më tregosh dhe pak për marrëdhënien me Zahon?

E kam pikë të dobët! E kam pikë të dobët! Është një fat i madh që ai erdhi në jetë.

 E kam parë herë pas here që shkon në galeri apo muze. Ka ardhur E ka parë ekspozitën?

S’ka ardhur akoma pasi ishte bashkë me babin në Amerikë. Kur te vije , do ta marr me vete do t’i mbyll dyert edhe dua që ai ta shikojë këtë ekspozitë vetëm për vete.

 Është i interesuar mbi jetën tënde se çfarë bën? Është kjo marrëdhënia intime mes vëllezërve pavarësisht se diferenca në moshë është e konsiderueshme?

Sigurisht. Ai është një djalë shumë inteligjent. Madje çdo ditë që kalon ai duket se bëhet më inteligjent. Është shumë i vëmendshëm, i dashur, shumë i qetë. Tani nuk dua të ndikohem nga marrëdhënia ime apo dashuria ime për atë, por mua më duket një nga djemtë më inteligjent për moshën që ka. Mbase edhe ngaqë e dua shumë.

Të fundit