Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Grekët pyesin Elenin pse nuk i dha Shqipëria 12 pikë, si përgjigjet këngëtarja
Juria shqiptare në votimet në finalen e Eurovision, votoi Qipron me Eleni Fueriera me 10 pikë. E ndërsa pikët maksimale (12 pikë) shkuan për Italinë, që përfaqësohej me Ermal Metën.
Eleni ka arritur në Greqi dhe një nga pyetjet e gazetarëve ishte se pse Shqipëria i dha Elenit 10 pikë dhe jo 12. Këngëtarja me origjinë nga Shqipëria u përgjigj se në Eurovision këtë vit morën pjesë në total 3 shqiptarë dhe pikët duhet të ndaheshin.
“Më dhanë 10 pikë, çfarë do të thuash me këtë? Me dhanë 10 pikë, ishim tre shqiptar, pikët duhet të ndaheshin në një mënyrë, njëri do merrte 12 tjetri 10, vetëm për arsye patriotike dhe unë i falënderojë nga zemra shqiptarët sepse kur pash 10 pikët u gëzova jashtëzakonisht shumë.”