Flash News

KRYESORE

Grekëve u soset durimi me Besnik Hasin, shkarkohet pas pesë javëve

Grekëve u soset durimi me Besnik Hasin, shkarkohet pas pesë

U bënë disa humbje radhazi të Olimpiakosit dhe, sidomos disfata e djeshme në derbi, bëri që të shkarkohet Besnik Hasi, trajneri shqiptar. Ishta paralajmëruar që më herët se në rast disfate në ndeshjen e djeshme, Hasi do të shkarkohej. Dhe kështu ndodhi.

Hasi kishte rreth dy muaj që kishte nënshkruar me klubin grek teksa kjo aventurë mbaroi ende pa nisur, vetëm pesë javë pas fillimit të kampionatit.

Humbja e Olimpiakosit në përballjen me rivalët e AEK ishte një nga shkaqet kryesore, pasi skuadra e Hasi kryesonte me rezultatin 0-2, ndërsa AEK i ktheu rezultatin në 3-2.

Kështu pas tre humbjeve në kampionat dhe dështimit në derbin e fundit, drejtuesit e Olimpiakos vendosën shkarkimin e trajnerit shqiptarë.  

 

Të fundit