Flash News

KRYESORE

Greku i dyshuar si ekzekutor i Devi Kasmit mohon krimin: Në Shqipëri kam ardhur për qejf

Greku i dyshuar si ekzekutor i Devi Kasmit mohon krimin: Në Shqipëri

Efthimiu Efthimius, i dyshuari i vrasjes së Devi Kasmit, është marrë mbrëmë në pyetje nga policia dhe ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen .

“Në Shqipëri kam ardhur për qejf. S’kam kryer asnjë krim”, është shprehur ish-anëtari i forcave speciale greke, në prani të hetuesve dhe të dhe të një avokati të caktuar nga shteti.

Sipas “Ballkanweb”, ai shprehet se gjatë qëndrimit në Shqipëri është njohur me njërin nga të arrestuarit.

Mirëpo pamjet e kamerave të sigurisë së palestrës së Devi Kasmit tregojnë që viktima dhe i dyshuari për vrasjen shfaqen duke debatuar.

Nga hetimet rezulton se shtetasi grek ka hyrë në Shqipëri prej afro dy muajsh dhe është vendosur  me qira në një shtëpi në zonën e “Unazës së re”.

Sipas raportimeve të mëparshme  greku i kontaktuar nga Aurel Hoxhallari për vrasjen, është paguar me një shumë prej 25 mijë eurosh, shumë e cila është gjendur në banesën e të arrestuarit.

Thuhet se 41-vjeçari kishte kontakte të hershme me grupin kriminal, edhe pse i dyshuari nuk e ka pranuar akoma diçka të tillë.

Të fundit