Flash News

KRYESORE

Grenell: Kosova dhe Serbia do të jenë prioritet kryesor i Trump-it

Emisari special i ShBA-së Richard Grenell ka reaguar sërish pas marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Në një postim në Twitter, Grenell i drejtohet zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë të Bill Clinton-it se dëshiron konflikt të vazhdueshëm, duke i drejtuar pyetjen pse Kosova dhe Serbia u injoruan për kaq gjatë.

Më tej ai shton se administrata Trump do të vazhdojë ta ketë Serbinë dhe Kosovën një prioritet kryesore.

"Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë të Bill Clinton është çmendur që Kosova & Serbia ranë dakord për hapat e normalizimit ekonomik. Ai qartë dëshiron konflikt të vazhdueshëm.

Pse u injoruan për kaq gjatë nga Uashingtoni?

Administrata Trump do të vazhdojë ta ketë Serbinë dhe Kosovën një prioritet kryesore." shkruan Grenell.

Të fundit