Flash News

KRYESORE

Grenell mbërrin nesër në Kosovë bashkë me 13 zyrtarë amerikanë, cila është arsyeja

Grenell mbërrin nesër në Kosovë bashkë me 13

Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do të mbërrijë nesër në Kosovë bashkë me 13 zyrtarë tjerë amerikanë.

Burime të mediave kosovare bëjnë ne dije se shkaku i vizitës së Grenell në Kosovë është për  të verifikuar se deri ku ka shkuar zbatimi i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi.

Gjithashtu mësohet se 13 zyrtarët e tjerë amerikanë do të prezantojnë projektet për Kosovën dhe rajonin në kuadër të marrëveshjes së arritur me Serbinë.

Kujtojmë se pas marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhës mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator, edhe presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se do t'i vizitojë të dy vendet shumë shpejt.

Të fundit