Flash News

KRYESORE

Grenell për herë të parë: Ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi jo e Trump, por e Bolton

Grenell për herë të parë: Ideja e shkëmbimit të

I dërguari i posaçëm amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka deklaruar për herë të parë se ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi nuk ishte ideja e presidentit të SHBA, Donald Trump, por e ish-Këshilltarit për Siguri Kombëtare, John Bolton, të cituar në librin e tij.

Deklarata e Grenell erdhi gjatë një interviste në Fox News, kur u pyet rreth takimit që do të mbahet me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në Ëashington me 27 qershor.

“Për momentin jam në një situatë ndryshe, për shkak te situatës së krijuar nga John Bolton që ka qenë tjetër nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, qe nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trump, por te dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton” , deklaroi Grenell.

Në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen me ndërmjetësimin e emisarit të Donald Trumpit, Richard Grenell, dhe do të priten edhe nga këshilltari kryesor i presidentit amerikan, Robert O’Brien.

Lexo edhe: Analiza/ Ç’kërkojnë dhe ç’do të marrin aktorët e marrëveshjes së 27 qershorit në Uashington: Trump, Grenell, Thaçi dhe Vuçiç

Të fundit