Flash News

KRYESORE

Greqi/ 4 shqiptarë të maskuar e të armatosur grabisin karburantin

Greqi/ 4 shqiptarë të maskuar e të armatosur grabisin karburantin

Rreth orës 01:30 minuta të kësaj të enjte 4 shqiptarë të maskuar dhe të armatosur me kallashnikovë kanë kërcënuar punonjësin e një karburanti në afërsi të Kalpakit, Greqi.

Nën trysninë e armës punonjësi i karburantit N.Q, po ashtu shqiptar, ka dorëzuar shumën prej 1000 € ndërsa grabitësit kanë arritur të marrin edhe tre celularë. Pasi kanë marrë paratë katër autorët, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur nga policia greke janë larguar drejt pyllit.

 Megjithatë policia greke pas një kërkimi intensiv ka bërë të mundur arrestimin e 4 shqiptarëve. Sipas autoriteteve policore të vendit fqinj shqiptarët janë autorë edhe të veprave të tjera penale si vjedhje dhe kërcënime me armë.

Të fundit