Flash News

KRYESORE

Greqi/ Alarm për bombë në stacionin e metrosë

Greqi/ Alarm për bombë në stacionin e metrosë

Një alarm për bombë në Athinë ka vënë në lëvizje autoritetet greke. Ekathimerini bën me dije se një person I paidentifikuar ka lajmëruar përmes faqes online “Zougla.gr” se do të ketë shpërthim në stacionin e metrosë “Egaleo” në orën 18.15 minuta. Ai ka shtuar se kjo nuk është shaka. 

Për këtë arsye policia greke ka mbyllur stacionin e metrosë dhe ka evakuuar personat e pranishëm.

Ekipet e sigurisë të greqisë janë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollet e nevojshme. Stacioni do qëndrojë I mbyllur deri në qartësimin e plotë të ngjarjes nga ekspertët anti-bombë.

Të fundit