Flash News

KRYESORE

Greqi/ Atentat me armë ish futbollistit serb të Juventusit dhe kombëtares

Ish futbollisti i Juventusit dhe Partizanit të Beogradit Darko Kovaçeviç ka përjetuar momente tmerri në mbrëmjen e sotme, pasi ndaj tij u bë atentat. Serbi u qëllua me armë zjarri afër banesës së tij në Glyfada në Athinë në mbrëmjen e sotme, raportojnë mediat greke.

Ish lojtari, 46 vjeç sapo zbriti nga makina para banesës, kur një automjet ndaloi dhe nga aty doli një person, i cili nisi të qëllonte në drejtim të tij me automatik.

Kovaçeviç arriti t’i shpëtonte plumbave, ndërsa pësoi një dëmtim të vogël në gju. Ai u transportua menjëherë në spital, ku morrin ndihmën e parë, por lëndime pati pak.

Dyshohet se autori u largua në drejtim të aeroportit, kurse makina e tij u gjet e djegur. Kovaçeviç ka luajtur me Olimpiakosin.

Gjithashtu ai ka punuar edhe në federatën serbe të futbollit. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Të fundit