Flash News

KRYESORE

Greqi/ Grupi më i madh mediatik shitet për 23 milionë euro

Greqi/ Grupi më i madh mediatik shitet për 23 milionë euro

Vangelis Marinakis manjati i anijeve dhe njëherazi pronar i Olympiakosit, është pronari I ri I grupit më  të madh mediatik grek, DOL.

Ky i fundit ka paraqitur ofertën më të mirë, prej 23 milionë eurosh, në ankandin e shitjes së grupit mediatik. Në arsenalin e DOL përfshihen dy prej gazetave më të mëdha e më historike të vendit, portali gjithashtu më i madh, “in.gr” dhjetra revista dhe një radiostacion.

DOL disponon po ashtu, 22,1% të aksioneve të televizionit Mega Channel, 50% të shtypshkronjës më të madhe të vendit dhe 41% të agjencisë së vetme të shpërndarjes së shtypit. Të gjitha këto aksione tashmë do të kalojnë në duart e  manjatit 50 vjeçar, Vangelis Marinakis.

Që prej fillimit të krizës në Greqi, DOL u detyrua të largonte nga puna një numër të konsiderueshëm gazetarësh dhe personel teknik.

Grupi mediatik, për të cilin thonë se “për dekada rrëzonte dhe ngrinte qeveri”, u ndodh vitin e kaluar në prag të falimentimit, pasi bankat i bllokuan gjithë llogaritë për shkak të kredive të pashlyera që arrinin në 174 milionë euro.

Bankat vendosën nxjerrjen në ankand të grupit mediatik dhe e mërkura ishte dita e hapjes së dosjeve me ofertat.Nga pesë pjesëmarrësit në tender, Marinakis kishte ofertën më të mirë. Oranews.tv/

Të fundit