Flash News

KRYESORE

Greqi, pacienti shqiptar plagos infermieren, më pas hidhet nga kati i 4 i spitalit dhe gjen vdekjen

Greqi, pacienti shqiptar plagos infermieren, më pas hidhet nga kati i 4 i

Një 59-vjeçar shqiptar që po kurohej në një spital në Athinë ka plagosur me thikë infermieren e turnit dhe më pas është hedhur nga kati i katërt, ku ka gjetur dhe vdekjen.

Mediat greke raportojnë se pacienti, i cili ishe operuar në repartin e kardiologjisë një javë më parë, ka sulmuar me mjete prerëse infermieren 32-vjeçare pasi ka kërkuar ndihmë në orët e para të ditës së sotme.

Kjo e fundit ka marrë plagë të rënda në kokë, kraharor dhe në gjymtyrë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Pas aktit, shqiptari ka vrapuar nëpër pavion dhe është hedhur nga ballkoni i katit të katërt, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se në orët në vijim, pacienti do të merrte fletë daljen dhe se nuk kishte të dhëna për probleme të shëndetit mendor.

Të fundit