Flash News

KRYESORE

Greqi/ Panik në Kretë, ishulli goditet nga tërmeti 5.3 ballë

Greqi/ Panik në Kretë, ishulli goditet nga tërmeti 5.3 ballë

Ishulli i madh i Kretës në Greqi u godit nga një tërmet 5.3 ballë duke shkaktuar frikë dhe ankth te banorët dhe turistët. Lëkundja ndodhi në orën 7:39 të mëngjesit, ndërsa epiqendra ka qenë 31 kilometra në juglindje të Heraklionit, në thellësi 170 kilometra.

Sipas Institutit Sizmik grek dhe guvernatorit rajonal të ishullit Stavros Arnooutakis nuk është regjistruar asnjë dëm. Por në ditët e funti Greqia ka pësuar disa lëkundje duke shkaktuar mjaft shqetësim të shtetasit e vet.

“Unë kam folur edhe me kryetarin e Komunës së Anogjisë dhe nuk ka dëmtime. Më shumë u ndje në Heraklion. Ishte termet i shkurtër, 5-6 sekonda. Kam bërë një seri thirrjesh telefonike. Nuk ka asnjë shqetësim apo dëmtim,“ tha Stavros Arnaoutakis.

Specialistët i tremben faktit se të tjera lëkundje më të fuqishme mund të ketë në shtetin fqinjë, e ata duhet që të jenë gati për të shmangur humbje jetësh njerëzore.

Të fundit