Flash News

KRYESORE

Greqi/ Përfshihet në flakë trageti me 875 pasagjerë në bord, mes tyre edhe shqiptarë

Greqia shmang një tragjedi të radhës nga zjarret. Një traget është përfshirë gjatë natës në flakë, por fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar, pasi janë evakuuar menjëherë në një anije tjetër, në Portin e Pireut.

Bëhet fjalë për tragetin “Elefterios Venizelos”, që bënte linjën Hania-Pire dhe kishte destinacion Kretën, në të cilën udhëtonin 875 pasagjerë në bord. Madje, sipas mediave greke në traget udhëtonin edhe shtetas shqiptarë.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shpërthim në garazhin e tragetit, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Të fundit