Flash News

KRYESORE

Greqi/ Shkatërrohet banda ndërkombëtare e narkotrafikut, ndër ta dhe shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda ndërkombëtare e narkotrafikut,

25 persona janë arrestuar nga policia greke në Athinë, të cilët dyshohet se janë pjesë e një rrejti ndërkombëtar të narkotrafikut.

Arrestimi i tyre u bë në Athinë dhe Prevezë. Sipas mediave greke, grupi përbëhej nga shqiptarë dhe grekë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin drogë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Policia gjatë arrestimit të këtyre personave ka sekuestruar edhe disa skafe e automjete, me të cilat bëhej transporti i drogës.

Gjithashtu u zbulua edhe një plantacion i mbjellë me kanabis në zonën e Spartës. Pjesë e këtij grupi narkotrafikantësh ishte dhe një polic, i cili u zbulua nga përgjimet telefonike.

Ende nuk janë bërë publike identitetet e të arrestuarve për arsye hetimore.

 

Të fundit