Flash News

KRYESORE

Greqi-Shqipëri, hetime të përbashkëta edhe për policët e korruptuar

Greqi-Shqipëri, hetime të përbashkëta edhe për

Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës dhe qenieve të gjalla ka përshkallëzuar aksionin e përbashkët mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Eduart Merkaj është pritur në një takim në Athinë nga homologu i tij grek Anastasios Anastasakos.

Në qendër të diskutimeve gjatë takimit të dy delegacioneve ka qenë forcimi i bashkëpunimit midis dy shërbimeve të kontrollit të brendshëm të policisë, shkëmbimi informacionit dhe hetimi i rasteve të përbashkëta.

Gjatë takimit Drejtori Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, Eduart Merkaj, njohu Anastasakos me disa nga arritjet e SHÇBA.

Një pikë e rëndësishme ku të dy drejtuesit e shërbimeve ranë dakord gjatë takimit ka qenë intensifikimi i hetimeve të përbashkëta për punonjësit e policive të përfshirë në afera korruptive në pikat kufitare që lidhin të dy vendet.

Në fokus të takimit ka qenë edhe shkëmbimi i eksperiencave, si dhe zhvillimi i trajnimeve për oficerët e të dy shërbimeve.

Të fundit