Flash News

KRYESORE

Greqi, tentoi t’i ikte policisë, arrestohet shqiptari me 25 kg drogë

Greqi, tentoi t’i ikte policisë, arrestohet shqiptari me 25 kg

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar i cili posedonte në makinën e tij një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.  Shqiptari u arrestua, pasi iu sekuestruan 25 kg kanabis, 12 tableta narkotike, 175 euro si dhe 4 celularë.

Si fillim shqiptari ka tentuar të arratiset duke mos iu bindur policisë, por duke u larguar me shpejtësi me makinën e tij në aksin Trikalla-Larisa, ndërsa u prangos pak orë më vonë.

Sipas njoftimit të policisë greke ende nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit, por mësohet se ai është 27-vjeç. Ndërkohë bëhet me dije se sasia e lëndës narkotike kishte kaluar nga Shqipëria në Greqi përmes kufirit të gjelbër, i paketuar në dy çanta.

Të fundit