Flash News

KRYESORE

Greqi, zjarri shkatërron kampin e 13 mijë emigrantëve në Lesbos

Flakët e zjarrit kanë përfshirë natën e mbrëmshme kampin më të madh të emigrantëve në Greqi, objektin e mbipopulluar Moria në ishullin e Lesbos.

Rreth 25 zjarrfikës me 10 motorë luftuan me flakët ndërsa emigrantët ishin evakuuar. Disa pësuan lëndime për shkak të tymit.

Raportet thonë se emigrantët që protestojnë kundër rregullave të koronavirusit mund të kenë ndezur zjarrin, megjithëse kjo është e pakonfirmuar.

Policia bllokoi personat në qytetin port të Mytilene, duke i lënë ata në rrugë.

Moria është një kamp për gati 13,000 njerëz, katër herë më shumë se numri që mund të mbajë zyrtarisht.

Zëvendësguvernatori i Lesbos Aris Hatzikomninos sipas mediave lokale ka deklaruar se kampi ishte "shkatërruar plotësisht".

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po zhvillon një takim urgjent mbi zjarrin.

Të fundit