Flash News

KRYESORE

Greqia angazhon 3000 policë për vizitën e Erdogan

Greqia angazhon 3000 policë për vizitën e Erdogan

Greqia ka vënë në dispozicion të paktën 3000 oficerë policie dhe forca të tjera që do të angazhohen për rritjen e sigurisë gjatë vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, njoftuan sot zyrtarët grekë.

”Siguria e lartë do të vendoset të enjten dhe të premten në kuadër të vizitës së Erdoganit në vend”, njoftoi një zyrtar i Ministrisë së Brendshme greke.

Vizita e liderit turk në Greqi, anëtare e BE-së dhe NATO-s, zhvillohet në vazhdën e marrëdhënieve të tensionuara mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.

Presidenti turk, Erdogan dhe kryeministri grek, Aleksis Tsipras pritet të diskutojnë marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Evropian si dhe migrimin në Greqi dhe në Evropë, për të cilat Turqia mbetet një pikënisje kryesore.

Gjithashtu, fqinjët rajonalë dhe ish-kundërshtarët do të zhvillojnë diskutime mbi bashkëpunimin në sektorin e energjisë, transportit, turizmin dhe zgjidhja e çështjes së vjetër të të drejtave të sovranitetit në detin Egje.

Vëzhguesit grekë presin që presidenti turk, Erdogan të përsërisë kërkesën për ekstradimin e tetë oficerëve turq të cilët u larguan nga Greqia me helikopter pas grushtit të dështuar të Turqisë në korrik 2016.

Cavusoglu ripërsërit kërkesën për Tiranën: Bashkëpunoni në luftën kundër Gylen. Pse në shkollat e tyre përzgjidhen vetëm fëmijë të elitës?

Të fundit