Flash News

KRYESORE

Greqia dëbon rreth 600 emigrantë shqiptarë gjatë muajit dhjetor

Gjatë muajit dhjetor rreth 600 shqiptarë janë dëbuar nga shtetit fqinj, Greqi, në kuadër të programeve vullnetare të riatdhesimit.

 Në vëmendje të këtyre programeve bëhet fjalë për shtetasit e huaj të cilët qëndrojnë në Greqi pa dokumentacionin e nevojshëm.

Për muajin dhjetor, nga Greqia janë dëbuar 1412 shtetas të kombësive të ndryshme. Emigrantët e paligjshëm shqiptarë renditen të parët, saktësisht 591 persona. Të dytët renditen pakistanezët 273 persona dhe të tretët algjerianët 107 të tillë. Më pas lista vijon me shtetasit nga Iraku, Gjeorgjia, Irani, Bullgaria dhe Turqia.

Në bazë të të dhënave zyrtare të autoriteteve greke, përgjatë gjithë vitit 2017 nga Greqia janë dëbuar 19.096 emigrantë të paligjshëm.

Të fundit