Flash News

KRYESORE

Greqia dhe Maqedonia e Veriut në përpjekje për të siguruar vaksinën e COVID-19

Greqia dhe Maqedonia e Veriut në përpjekje për të siguruar

Vaksina kundër COVID 19 që po zhvillohet nga Universiteti i Oksford-it në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike AstraZeneca, do të blihet edhe nga Greqia nëse ajo kalon fazën e 4-të provave.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i shëndetësisë së Greqisë, Vassilis Kikilia duke pohuar se do të marrin një total prej 3 milion vaksinash në fund të 2020.

Nga ana tjetër shtetet që nuk janë pjesë e BE po bëjnë lëvizjet e tyre që të mund të blejnë vaksinën, sic p.sh. Maqedonia e Veriut e cila do ta sigurojë atë nëpërmjet Polonisë.

Vendet e BE mund të rishesin një pjesë të vaksinave që do të marrin nga Universiteti i Oksfordit dhe Polonia po mendon një gjë të tillë.

 

Të fundit