Flash News

KRYESORE

"Greqia ndryshon koordinatat e detit Jon, jo më pjesë e Shqipërisë"

Rigers Bakiu, profesor i Universitit Bujqësor, ka publikuar një raport të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, që përcakton kufij të rinj për detin Jon.

“Një ditë të bukur pranvere merr vesh se Deti Jon nuk e lag më rivierën e bukur të Shqipërisë. Ai zhduket në raportin e fundit mbi Rajonizimin Detar, përgatitur e publikuar në 2017 nga Agjencia Evropiane e Mjedisit. Ju lutem shpërndajeni sa më shumë, sepse kërkohet një sensibilizim mbarëkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështje. Është njoftuar nga unë edhe Kryeministria nëpërmjet Tëitter”, shkruan Bakiu.

Kufijtë e detit Jon janë përcaktuar nga autoritetet greke në kuadër të Direktivës të Strategjisë Detare të BE-së (MSFD), me qëllim të mbrojtjes më efektive të mjedisit detar në të gjithë Evropën.

Greqia ka përcaktuar si vijë ndarëse midis detit Jon dhe detit Adriatik një vijë të drejtë që fillon nga perëndimi i ishullit të Korfuzit dhe përfundon në Cape Santa Marie di Leuca, në Leçe të Italisë. Ndërkohë, pjesa e detit Jon që lag territorin e Shqipërisë është përfshirë si pjesë e detit Adriatik.

Sipas kësaj harte, nuk bëhet fjalë për ndryshim të kufirit të Shqipërisë dhe Greqisë në detin Jon, por ky i fundit është ‘ngushtuar’ në koordinata (të gabuara) dhe një pjesë e tij ‘i ka kaluar’ detit Adriatik.

Të fundit