Flash News

KRYESORE

Greqia ngrihet në grevë, mesazh BE: Nuk do të lejojmë shkatërrimin e jetës tonë

Greqia ngrihet në grevë, mesazh BE: Nuk do të lejojmë

Greqia ka nisur sot një grevë 24-orëshe në kundër masave të reja shtrënguese kërkuar nga kreditorët e vendit, që u debatuan në Parlament.

Greva, me kërkesë të sindikatave publike dhe private ka prekur kryesisht sektorin e transportit. Transporti publik në Athinë, metrotë, autobusët, tramvajet do jenë të bllokuara gjatë gjithë ditës.

Linjat detare drejt ishujve janë bllokuar tashmë që prej ditës së djeshme pasi marinarët kanë vendosur një grevë prej 48 orësh, ndërkohë që shumë fluturime, kryesisht të brendshme, janë anuluar ndërkohë që për fluturimet ndërkombëtare është dashur riprogramimi i orareve për shkak të ndërprerjes së punës së pilotëve.

 “Ne dëshirojmë të japim një mesazh të qartë për qeverinë, Bashkimin Evropian (BE) dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), që ne nuk do të lejojmë shkatërrimin e jetës tonë”, theksoi për median Alekos Perrakis, një anëtar i njërës prej sindikatave.

 

Të fundit