Flash News

KRYESORE

Greqia nis procesin e njohjes së patentave shqiptare

Greqia nis procesin e njohjes së patentave shqiptare

Komisioni për Tregtinë në parlamentin grek miratoi sot projektligjin e paraqitur nga qeveria për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë. Tani projektligji do të kalojë në seancën parlamentare për votim. Miratimi i tij di të lehtësojë lëvizjen e dhjetëra mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Autoriteti i Transportit Rrugor shqiptar duke iu referuar marrëveshjes informoi se “shtetasit shqiptarë që zotërojnë leje drejtimi, model i lëshuar nga 1 korriku i vitit 2005, ose ata që janë të pajisur me formatin që ka nisur të shpërndahet nga 24 janari i vitit 2017, mund të drejtojnë automjetin e tyre edhe në territorin grek”.

Gjithashtu, marrëveshja për lejet e drejtimit parashikon gjithashtu edhe procesin e konvertimit të lejeve të drejtimit.

Qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare, nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e testeve teorike dhe praktike për marrjen e lejes greke të drejtimit.

Ata mund të dorëzojnë lejen e drejtimit, marrë në Shqipëri dhe do të marrin atë greke duke pasur mundësinë, të qarkullojnë si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë.

Të fundit