Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Greqia paralajmëron pas shëmbjeve në Dhërmi: T'i vendosim kushte Shqipërisë
Gjatë një fjalimi në Kongresin e Këshillit Botëror të Epiriotëve të Diasporës, Presidenti grek Prokopis Pavlopulos, i ka çuar një mesazh edhe Shqipërisë, duke kërkuar që ajo të respektojë të drejtat e minoritetit etnik grek, si një kusht i qartë për anëtarësimin në BE.
“Nuk duhet të harrojmë edhe minoritetin etnik grek, çdo të drejtë e të cilit duhet të respektohet plotësisht në Shqipërine fqinje, ashtu siç u takon qytetarëve që jetojnë në një shtet të së drejtës. Sepse vetëm vendet që janë me të vërtetë shtete të së drejtës plotësojnë minimumin dhe tashmë kushtin e qartë për integrimin në familjen e madhe të popujve evropianë”, ka deklaruar Pavlopulos.
Me dëshpërim, ai është shprehur se ato që po shihen kohët e fundit në Shqipëri nuk janë shenja pozitive. “Ato që po shohim kohët e fundit, e themi me të vërtetë me dëshpërim, nuk janë shenja të mira. Sepse ato që po ndodhin sot dhe që janë totalisht të paligjshme, sidomos shembja e shtëpive, tregojnë se një pjesë e shtetit të së drejtës dhe të respektit të të drejtave themelore, që është respekti tek prona, sepse prona është e drejtë themelore, e cila mbrohet nga e drejta kombëtare e çdo vendi, por edhe e drejta kombëtare, kur shohim pra këto fenomene themi se ekziston një shkelje e të drejtave themelore, pra shkelje e shtetit të së drejtës”, ka vijuar Pavlopulos.
Ai ka shtuar se, Greqia i sheh gjithnjë me dashuri nëne bashkëkombasit e saj dhe i siguron ata se ashtu si ajo respekton dhe ruan me nder të drejtën europiane dhe “Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, shembja e ndërtesave që u përkasin minoritarëve grekë nuk favorizon aspak perspektivën europiane të saj”, ka përfunduar fjalimin presidenti i Greqisë.