Flash News

KRYESORE

Greqia refuzon emrin e ri të Maqedonisë: Duhet zgjidhje e përbashkët

Greqia refuzon emrin e ri të Maqedonisë: Duhet zgjidhje e

Ndonëse u mendua se këtij ngërçi po i vjen fundi, sërish Greqia e ka refuzuar propozimin e Maqedonisë për emrin e ri të këtij shteti.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras është tërhequr nga propozimi “Republika Ilindenska Makedonija”, duke theksuar se duhet një zgjidhje e përbashkët.

“Ne i inkurajojmë për çdo rast fqinjët tanë, që të vazhdojmë të punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje të përbashkët me përcaktim gjeografik ose kohor, siç është propozuar nga ana e negociuesit, Mathews Nimic”, thuhet në njoftimin e qeverisë greke.

Refuzimi erdhi një ditë pas konsultimeve me presidentin e vendit dhe përfaqësuesit më të lartë politik të Greqisë me pretendimin se përmes tij “përforcohet irredentizmi” dhe se përmban elementë shovinistë

 

 

 

Të fundit