Flash News

KRYESORE

Greqia sponsorizon Serbinë si vendi i parë i Ballkanit Perëndimor në BE

Greqia sponsorizon Serbinë si vendi i parë i Ballkanit Perëndimor

Greqia dhe Serbia gjithnjë e më shumë janë duke forcuar marrëdhëniet e tyre politike dhe ushtarake, ndërkohë që në Bullgari u organizuar së fundmi një takim me pjesëmarrjen e kryeministrave nga këto dy shtete, si dhe të Bullgarisë e Rumanisë.

Serbia ishte vendi i vetëm jo anëtar i BE-së në takimin ku nismëtare është Athina. Ftesa nuk është dërguar për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe as për Kroacinë anëtare e BE-së dhe pjesë e Evropës Juglindore.

Në takim u fol për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por ndërkohë që Serbia u sponsorizua si vendi udhëheqës në këtë proces, duke lënë jashtë Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras kërkoi një anëtarësim të shpejtë të Beogradit në BE.

Të fundit