Flash News

KRYESORE

Greqi/Avokatja e emigrantëve rrihet nga njerëz të Agimit të Artë

Greqi/Avokatja e emigrantëve rrihet nga njerëz të Agimit të

Evgenia Kouniaki, një avokate e njohur e emigrantëve në Greqi, është sulmuar dhe rrahur nga ekstremistët e Agimit të Artë, lëvizja e ekstremit të djathtë, që është partia e tretë greke për nga numri i deputetëve.

Lajmin e ka përcjellë shtypi grek.

Kouniaki – saktëson gazeta Ekathimerini – u sulmua bahskë me një grua tjetër teksa po zbrisnin nga autobusi.

Avokatja po shkonte në selinë e policisë në Athinë ku do të merrte në mbrojtje një peshkatar egjiptian, dëshmitar kyç pikërisht i një gjyqi kundër Agimit të Artë për dhunë ndaj aktivistëve të majtë dhe emigrantëve.

Kouniaki tregoi se e kishin goditur në fytyrë me grusht dhe më pas postoi një rrjetete sociale pamjet e plagëve që kishte marrë nga sulmi.

Policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje rreth 20 persona.

Të fundit