Flash News

KRYESORE

Greta Koçi pa dashje konfirmon lidhjen e Enit me Gencin

Greta Koçi ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për të folur rreth kliit të saj më të ri “Si më parë”, në bashkëpunim me Genën.

Ndër të tjera, Rudina e ka pyetur këngëtaren dhe për jetën e saj private. Greta ka thënë se nuk ka një njeri në jetën e saj, pasi diku do ishin kapur nëse do kishte.

“Nuk ka një njeri, se po të kishte, dikush diku do më kishte parë, një foto a diçka do kishte dalë,” ka thënë Greta, duke lënë të kuptohet që për fotot që i kanë dalë Enit, diçka paska.

Dhe këtë gjë e pyeti dhe Rudina:

“Siç ka ndodhur me Enin apo jo? Enit i kanë dalë disa foto, është e vërtetë ajo lidhja?”

 “Po, Enit i ndodh që ta fotografojnë ndonjëherë, por lëre Enin atje ku është, se është mirë. Do vijë Eni në studion tënde Rudina”, – tha me të qeshur Greta, duke mos dhënë më shumë detaje.

Të fundit