Flash News

KRYESORE

Greva e naftëtarëve të Ballshit, Qori: Ndërmarrja e rafinerisë u privatizua të vidhet njëherë e mirë

Greva e naftëtarëve të Ballshit, Qori: Ndërmarrja e

Pedagogu Arlind Qori u shpreh se  kompania ARMO nxirrte fitime dhe paguante taksa.

I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, Qori tha se ndërmarrja e rafinerisë së Ballshit është privatizuar që të vidhet njëherë e mirë.

“Të mos harrojmë që sektori i naftës dhe kompania ARMO nxirrte fitime dhe paguante taksa. Në fund qeveritë zgjedhin t’i privatizojnë. Këtu ne duhet të vëmë në pikëpyetje modelin e zhvillimit. Ne i kemi parë privatizimet si një fjalë të zotit, për të privatizuar gjithçka.

Por nuk kuptojnë se një kompani si një fanoseri nuk është njëlloj me nëntokën. Edhe Pinocheti në Kili nuk i privatizoi mineralet dhe nën tokën që është model i së djathtës. Unë mendoj se ndërmarrja është privatizuar që të vidhet njëherë e mirë”, u shpreh Qori.

Të fundit