Flash News

KRYESORE

Grezda del hapur: Po vuaj, kam gabuar me Rangers

Grezda del hapur: Po vuaj, kam gabuar me Rangers

Sulmuesi i Rangers dhe kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, po kalon kohën e tij më të vështirë në karrierë. Ai mendon se nuk duhet të kishte shkuar te Rangers dhe ka gabuar, por do e bënte sërish një zgjedhje të tillë.

"Kam kaluar kohë të vështira me klubin dhe Kombëtaren. Por tani po mundohem të mbaj veten në formë të mirë. Unë ndihem mirë dhe po stërvitem edhe në mënyrë personale. Minutat që nuk po bëj me ekipin e parë po me penalizojnë te Kombëtarja.

"Nuk kam pasur kontakte me Rejën që kur ndodhi ai incidenti në qershor. Për rrjetet sociale nuk mund të më ndalojë askush, vetëm babi më kritikon. Nuk kam bërë zgjedhjen e duhur për Rangers, por nëse ktheja kohën mbrapa do të bëja të njëjtën gjë”, u shpreh Grezda.

Të fundit