Flash News

KRYESORE

Grezda i kundërpërgjigjet Rejës: Nuk kam marrë ftesë, se do të vija

Grezda i kundërpërgjigjet Rejës: Nuk kam marrë ftesë,

Ashtu si Taulant Xhaka, edhe një tjetër legjionar i kombëtares shqiptare i ka kthyer përgjigje nga larg trajnerit të kuqezinjve, Edy Reja. Bëhet fjalë për Eros Grezdën, i cili ka folur në "Daily Record".

Tekniku italian ka theksuar se Grezda nuk do ta pranonte ftesën për t'iu bashkuar skuadrës përfaqësuese, por sulmuesi e ka kundërshtuar atë dhe ka një version tjetër.

"Dua të sqaroj polemikat mbi pozicionin tim në skuadër. Nuk kam marrë asnjë ftesë për këto dy ndeshje, as nga trajneri, as nga federata. Kam qenë dhe do të jem gjithmonë gati për të përfaqësuar vendin tim dhe për të mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë", - është shprehur Grezda.

Edhe Xhaka dje bëri një deklaratë të ngjashme në "Panorama Sport". Në media u raportua se mesfushori i Bazelit ka braktisur vetë kombëtaren, kurse ai pretendoi të kundërtën.

Duket se atmosfera në kombëtaren shqiptare nuk është në ditët më të mira. Disa gjëra duhet të ndryshojnë.

Të fundit