Flash News

KRYESORE

Grezda nuk bind as në Turqi, gjigantët zhgënjehen prej tij

Grezda nuk bind as në Turqi, gjigantët zhgënjehen prej tij

Eros Grezda është në kolaps total, pasi po luan me skuadrën e të rinjve të Rangers. Karriera e tij është në rrezik me trajnerin Steven Gerrard që nuk e grumbullon me ekipin e parë.

Sulmuesi kishte një mundësi për të bindur Besiktasin. Turqit dërguan skautë për ta parë nga afër, ndërsa sulmuesi shqiptar nuk i bindi. Kalimi në Turqi do të ishte një mundësi e mirë, por një tren që Grezda nuk e kap.

Gjakovari duhet të ndryshojë me patjetër skuadër. Ai nuk po grumbullohet as nga Shqipëria për shkak të debatit që ka patur me Edy Rejën. Trajneri italian nuk e ka ndihmuar aspak, pasi i është përgjigjur si duhet sjelljes prej rrugaçi të Grezdës.

 

Të fundit