Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Grezda rrëfen momentin kur u transferua në Skoci: Shqiptarët që jetonin këtu më ftuan në restorantet e tyre
Futbollisti i Kombëtares Shqiptare dhe njëkohësisht lojtar i ekipit të Rangers, Eros Grezda, ka treguar për emocionet që ka kaluar gjatë ditëve të para kur u transferua tek ekipi skocez.
Në një intervistë për “Ranger TV”, ai është shprehur se komuniteti shqiptar atje e kishte pritur shumë mirë.
“E dija që kishte shqiptarë kur mbërrita këtu. Ata më dërguan mesazhe, më thanë që kemi restorante ku mund të vish të na vizitosh. Sigurisht që më pëlqeu shumë, kjo është gjuha ime, populli im. Ndaj kur u takova më ta, e ndjeva veten shumë rehat dhe tani që kam takuar disa shqiptarë këtu, gjithçka është shumë, shumë mirë”, ka thënë ai.